U zgjodhën anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 10:37 | Nga

Dje, në Ulqin, u mbajt Kuvendi i tretë i elektorëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi (KKSH), me ç’rast u zgjodhën anëtarët e përbërjes së re.

Në Kuvend, siç raporton Malësia, morën pjesë 157 anëtarë të cilët zgjodhën 15 anëtarët e ardhshëm të përbërjes së KKSH-së, ndërsa 15 anëtarë të tjerë zgjidhën me automatizëm të funksionit politik. Anëtarët me automatizëm janë deputetët shqiptarë në parlamentin malazias, kryetarët e komunave (Ulqinit dhe Tuzit), kryetarët e kuvendeve të komunave, kryetarët e partive të cilat kanë deputetë në Parlamentin Republikan dhe atyre që kanë këshilltarë në kuvendet lokale.

Ashtu si edhe në përbërjet e kaluara edhe kjo përbërje theksohet për ngjyrosje politike, ku qytetarët e thjeshtë, intelektualët apo ekspertët në fusha të ndryshme nuk kanë mundësi të fitojnë votat e nevojshme, por ato kryesisht i marrin kandidatët të cilët janë pjesëtar të partive politike përmes marrëveshjeve në mes tyre.

Pesëmbëdhjetë anëtarët të cilët fituan më së shumit vota janë:

Faik Nika, Nail Draga, Qasni Osmani, Adriana Hoxha, Jeta Hasangjekaj, Edita Nimanbegoviq, Tahir Tahiri, Lindon Gjelaj, Vasel Sinishtaj, Iber Hoti, Agron Dushaj, Mefit Tela, Ilir Llazorja, Ruzhdi Lluka, Nik Gjeloshaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme