Disa ditë më parë, ish-Ministrja e integrimit, Majlinda Bregu, ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se shumë shpejt do të braktiste Shqipërinë.
Ajo do të zhvendosej në Sarajevë ku e priste posti i rëndësishëm si Sekretare e Përgjithshme e Bashkëpunimit Rajonal.
Tashmë, ajo është larguar prej Shqipërisë dhe është zhvendosur në shtëpinë e re super të rehatshme, pamjet e së cilës i ka publikuar në rrjetin social Instagram.
“Komoditeti i ri”, shkruan ish-Ministrja krah fotos në ambjentin e kuzhinës, teksa qëndron e ulur pranë oxhakut me kompjuterin në prehër.