U19-shat Fushë Kosova – Gjilani, pesë futbollistë të lënduar nga përleshja

Prishtinë | 15 Sht 2024 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje ka ndodhur mes futbollistëve të Fushë Kosovës dhe Gjilanit, kategorisë U19.

Klankosova.tv merr vesh se si pasojë e kësaj rrahje pesë futbollistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Bëhet e ditur se palët e përfshira janë dërguar në stacion policor për intervistim.

Kjo nuk është hera e parë që në futbollin kosovar kërcet grushti.

Para pak ditësh, një incident ka ndodhur në ndeshjen e ligës së dytë në mes të Deçanit dhe Prizrenit.

Kjo ngjarja bëri bujë të madhe duke ngjallur reagime të shumta.

Akti në fjalë ishte dënuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, duke i marrë edhe masat për katër futbollistë të Deçanit dhe një të Prizrenit.

Mirëpo, krejt e mira e kësaj pune është që tashmë zyrtarët e dyja klubeve në fjalë tashmë ia kanë zgjatur dorën e pajtimit, njëri-tjetrit.

Të ngjashme