U21: Shqipëria mposht Rumaninë me super-golat e shënuara nga dy futbollistët që ishin pjesë e Kosovës

Prishtinë | 12 Sht 2023 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria U21 ka shënuar fitore ndaj Rumanisë me rezultat 3:2 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.

Kjo është ndeshja e dytë që kuqezinjtë do të zhvillojnë teksa ndeshjen e parë fituan me rezultatin 2-1 ndaj Armenisë U-21.

Shqipëria vazhdon me supergola në ndeshje ndërkombëtare. Një të tillë e realizoi Medon Berisha për Shqipërinë U21 ndaj Rumanisë.

Berisha realizoi për 2:2 në minutën e 71-të. Ai realizoi me goditje të bukur nga distanca.

Golin e fitores e realizoi Adrion Pajaziti në minutën e 85-të.

Si Berisha ashtu edhe Pajaziti më parë kanë qenë pjesë e Kosovës U21, por më pas i janë bashkuar Shqipërisë.

Golin tjetër për kuqezinjtë e shënoi Kristian Shpendi.

Shqipëria e udhëheq grupin pas dy ndeshjeve me gjashtë pikë.

Të ngjashme