Uashingtoni i përgjigjet Moskës: Mos gënjeni, s’jemi përzier në Maqedoni

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Departamenti Amerikan i Shtetit i vlerësoi si të paarsyeshme dhe si tentim për informacione dhe propaganda të rreme akuzat e Rusisë se SHBA-ja është e përfshirë në votimin e para pak ditëve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, me të cilin votim u dha dritë jeshile për fillimin e ndryshimeve kushtetuese në vend.

“Çdo pohim se përfaqësues të Ambasadës amerikane kanë qenë të përfshirë në procesin e votimit në Parlament është i paarsyeshëm  dhe i rremë. SHBA-ja e përshëndet vendimin e Parlamentit të Maqedonisë që t’i fillojë ndryshimet kushtetuese të nevojshme për implementimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. SHBA-të besojnë se Marrëveshja e Prespës është mundësi historike për promovim të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në gjithë rajonin”, ka deklaruar zëdhënësi i Stejt Departamentit në brifingun në Uashington në pyetjen e gazetarit grek, transmeton ANA-MPA.

DASH i sugjeron ata të cilët dëshirojnë të hulumtojnë për atë se si deputetët e Maqedonisë e kanë sjellë vendimin e tyre, që këtë ta bëjnë në konsultime me vetë deputetët e jo duke shfrytëzuar informacionet dhe propagandën e rreme ruse.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dje në mënyrë kategorike i hodhi poshtë si plotësisht të pabaza dhe të pavërteta pohimet dhe kualifikimet e dhëna në komentin e sektorit për informim të MPJ-së së Federatës ruse në lidhje me votimin e propozimit për fillim të ndryshimeve të Kushtetutës në Kuvendin e  RM-së.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme