Uashingtoni: Kemi provën që Asadi përdori armë kimike në Duma

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 10:36 | Nga

SHBA-ja ka provën që forcat e Bashar Al Asadit kanë përdorur armë kimike gjatë një sulmi të shtunën në Duma në Siri, theksoi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert.

“Sulmi ndodhi të shtunën dhe ne e dimë me siguri se bëhet fjalë për një armë kimike”, tha Nauert gjatë një konference për shtyp.

“Ne e dimë se ka vetëm disa vende si Siria që kanë mjetet e nevojshme dhe këtë lloj arme”, u shpreh ajo.

Një ekip i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OIAC) fillon nesër hetimin e saj në qytetin sirian të Dumas, për të përcaktuar natyrën e saktë të armëve të përdorura por Nauert theksoi se SHBA-ja ka burimet e saj.

Të ngjashme