“UBO, subo sytë i çela”

Prishtinë | 17 Dhj 2024 | 19:53 | Nga Valon Rashiti

Një sondazh nga organizata “UBO Omnibus” e ka zgjuar nga “gjumi” i thellë njërën nga deputetet më pasive të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshin.

Ajo u bë “e gjallë” të martën, jo për ndonjë projekt apo problem që ballafaqohen qytetarët që e votuan, por duke e komentuar sondazhin e “UB0 0mnibus” i cili e nxjerrë VV-në udhëheqëse të garës politike në prag të zgjedhjeve parlamentare, me mbi 47 për qind.

E ngazëlluar nga rezultati i sondazhit, ajo u shpërfaqë si analfabete me probleme elementare në drejtshkrim, teksa me gjithë cektësinë e saj, ajo mori guximin që të ironizojë edhe me Gjykatën Kushtetuese e cila ua ka rrezuar një numër të madh të ligjeve pushtetit.

“UBO, subo sytë i çela”, shkroi ajo.

Mirë ish konë me ma dërgu statusin në kushtetuese, të faleminderit që po fleni në statuset e mia”, shkroi në Facebook, e ashtuquajtura deputete nga Gjilani, qytet ky që qeveriset nga partia e Matoshit, veçse kjo e fundit për katër vjet u pa e heshtur karshi dëshmimeve të Qeverisë për konkretizimin e projekteve në këtë komunë.

Aktorja që fatkeqësisht u shndërrua në deputete, dorën zemër ka arritur rezultate si aktore, duke marrë madje çmime ndërkombëtare, por ka dështuar ta përfaqësojë qytetarin duke u bërë “mashë” e pushtetit veç për ngritje dore.

Për gjatë gjithë mandatit si deputete, zgjodhi heshtjen për dështimin e Qeverisë për ta rregulluar urën e Badovcit, autostradën e Gjilanit dhe rregullimin e stadiumit nga bashkëpartiaku i saj Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, duke lënë kryeqendrën e Anamoravës “pa zë” në Kuvend.

Edhe pse aktore më profesion, ajo s’e qeli gojën as kur këtë muaj u futen në grevë kolegët e saj aktorë të Teatrit Kombëtar të cilët kërkuan paga më të larta nga Ministria e Kulturës.

Mbase serviliteti i tepërt ndaj pushtetit, ia ka shuar edhe kritikën.

Aktive ishte vetëm kur “shfrytëzohej” nga pushteti për t’ia veshur ndonjë fanellë për të defiluar nëpër Kuvend duke përçuar mesazhe provokative për partitë opozitare për kinse shtrije të sovranitetit në Veri, por edhe duke kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian karshi Kosovës.

Si mos me keq, u vërtetua që “masha e kontrollit” të deputetëve të pushtetit, Dejona Mihali, ua dizajnon sjelljet deputetëve të LVV-së, meqë Mihali u shfaqë në telefonin e deputetes Adriana Matoshi gjatë një seance kuvendi sivjet duke u vënë re mungesa e autonomisë së deputetëve të LVV-së.

Me gjithë ngathtësinë e saj, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e futur prapë në listë Matoshin për të garuar për deputete për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Por, vendimi i tij mbase do të mund të legjitimohej, kur e sheh futjen në të njëjtën listë edhe të Luan Gacaferit, i cili nuk është në gjendje ta bëjë dallimin mes natalitetit dhe fatalitetit, por aspiratat i ka të larta, të behët deputet.

Të ngjashme