Për shkak të rrezikshmërisë së përhapjes së virusit COVID-19, UBT do të zhvillojë ligjëratat online në mënyrë virtuale përmes komunikimit në platformën Moodle.
Vendimi vlen për të gjithë studentët e UBT-së, me qëllim që të mos neglizhohet procesi mësimor.
Në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UBT ka ndërmarrë të gjitha masat parandaluese për të siguruar një ambient të shëndetshëm për stafin dhe studentët.