Çmimi “Excellence Leadership Award” i UBT-së edhe sivjet do të shkojë në duart e një figure të rëndësishme. Do t’i jepet William Pope, këshilltar i lartë i Misionit të ShBA-së në OKB.
“Përmes çmimit “Excellence Leadership Award”, të cilin UBT e ndan për personalitete të shquara dhe që kanë dhënë kontribut në Kosovë dhe më gjerë, sivjet do të nderojë një personalitet mik të Kosovës, një zyrtar me karrierë të shkëlqyer diplomatike, një zyrtar të lartë nga shteti mik dhe përkrahës i pareshtur i Kosovës, ShBA-të”, theksoi rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi.
Për ta nderuar William Hope, në ceremoninë e ndarjes së çmimit do të marrë pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj.
William Pope lindi më 11 gusht të vitit 1946, në ShBA. Ai është njohës i çështjeve politike në botë, e veçanërisht në shtetet e Ballkanit, përshirë edhe çështjen e Kosovës dhe rrugëtimin e saj deri te pavarësia.
Ai ka zhvilluar një karrierë të suksesshme diplomatike, duke qenë përfaqësues i ShBA-së në shumë vende të botës, si dhe duke mbajtur pozita të rëndësishme në institucionet shtetërore amerikane.
Me Çmimin “Excellence Leadership Award”, UBT ka nderuar deri tash një varg personalitetesh, si humanistja austriake, Marianne Graf, sh zëvendëskancelari austriak dhe diplomati i shquar evropian, Erhard Busek, selektori i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, e të tjerë.
Ceremonia e ndarjes së çmimit për Hope do të mbahet në selinë e UBT-së në Prishtinë, të martën, 30 maj, në orën 10:30.