UBT mban të shtunën Ceremoninë e Gradimit të studentëve

Ilustrim
Prishtinë | 13 Sht 2024 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

UBT mban të shtunën ceremoninë e gradimit të studentëve të njëzetenjë të të diplomuarve në sallën “1 tetori”, Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ceremonia nis nga ora 10:00, ndërsa konsiderohet si një prej ngjarjeve më të rëndësishme të jetës akademike të studentëve të UBT-së.  

“UBT ka nderin të prezantojë gjeneratën e njëzetenjë të të diplomuarve, duke dëshmuar përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar arsimim cilësor dhe për të përgatitur kuadro profesionale në të gjitha programet tona të studimit. Presim me padurim t’ju mirëpresim në këtë ceremoni të veçantë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme