UBT mbështeti organizimin e Panairit të Shkencës dhe Kulturës në Vushtrri

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Organizata joqeveritare “Lëvizja Koha”, në partneritet me UBT-në, ka mbajtur edicionin e tetë të aktivitetit më të madh edukativo – arsimor “Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2019”, në qytetin e Vushtrrisë.

Ky panair bëri bashkë nxënësit e shkollave të mesme të të gjitha trojeve ku flitet shqip, inovatorë e artistë të rinjtë nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Maliqi Zi.

Në këtë panair u prezantuan eksperimente nga fusha e fizikës, kimisë, mjekësisë, punime praktike nga fusha e artit dhe letërsisë, dhe ide inoavtive nga fusha e teknologjisë.

Në panairin treditor të Shkencës dhe Kulturës, u mbajt edhe aktiviteti “Suksesi nuk është rastësi”, ku mori pjesë edhe rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.

Rektori Hajrizi tha se të rinjtë shqiptarë kanë kapacitete për të ndërtuar frymë teknologjike dhe për të sjell trende të reja në fushat përkatëse.

Ndërkaq, menaxheri i projektit në “Lëvizja Koha”, Rijad Bivolaku, tregoi se panairi mblodhi nxënës të shumtë në Vushtrri, ku prezantuan praktikisht punime shkencore dhe

kulturore.

Sipas tij, e mira e këtij projekti është se përfshihen gjitha shtetet ku flitet shqip.

Rijadi njëherësh është edhe student i nivelit bachelor në Fakultetin Shkenca Kompjuterike në UBT, i cili përfitoi aftësi në teknologjinë moderne, teksa tashmë po zhvillon projekte për të rinjtë e vendit.

Edicioni i tetë i këtij panairi është përkrahur edhe nga institucione të Kosovës, si dhe partnerë tjerë.

Të ngjashme