Institucioni lider i arsimit në vend po ndryshon qasjen në edukimin dhe arsimin në vendin e tij. Me hapjen e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, UBT po sjell një model të ri unik të mësimit, i cili synon të ofrojë cilësi, përkushtim, lidership dhe inovacion për brezat e ardhshëm.
Licencimi i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët UBT nga Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për licencimin e institucioneve private parauniversitare (IPAP-ve) është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së misionit të UBT për të kompletuar ekosistemin e dijes. Shkolla do të shtrihet në nivelin e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët, duke përfshirë klasat 1-5 dhe 6-9.
Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët UBT do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mjedis miqësor dhe të frytshëm, ku do të kenë staf pedagogjik të kualifikuar dhe të përgatitur për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve dhe në zhvillimin e talentit të tyre.
Modeli i ri i mësimit që ofrohet në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët UBT do të bazohet në modele evropiane dhe amerikane, duke përfshirë lëndë të ndryshme multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse. Në këtë mënyrë, nxënësit do të kenë mundësinë të fitojnë njohuri të thella në lëndë të ndryshme dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në mënyra inovative.
Përveç Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, ekosistemi i UBT-së ofron edhe Shkollimin e Mesëm të Lartë, Shkollimin Profesional, si dhe studimet universitare akademike. Me këtë gamë të gjerë të mundësive arsimore, UBT ka ndryshuar qasjen në edukimin dhe arsimin në Kosovë dhe po kontribuon në rritjen e cilësisë së arsimit në vend.