Me qëllim të mbështetjes në luftën kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, UBT tash e gati dy muaj është solidarizuar dhe ka dhuruar mjete mbrojtëse institucioneve anë e mbarë Kosovës.
Së fundmi, një donacion të tillë e ka pranuar edhe Komuna e Prishtinës, me ç’rast janë dhuruar një sasi e maskave të prodhuara nga studentët e UBT-së, e që do të shërbejnë për punëtorët e kësaj komune.
Deri më tani, studentët e UBT-së në bashkëpunim me profesorët e Fakulteti Arti dhe Media Digjitale, kanë prodhuar rreth 5 mijë maska, teksa do të vazhdojnë të prodhojnë edhe një sasi të konsiderueshme maskave mbrojtëse për kategoritë e ndjeshme të shoqërisë.