UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Termoplast”

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi m:e kompaninë “Termoplast”, e cila merret me fasadat strukturale, që sot cilësohet lider në këtë industri me inovacionet dhe risitë në treg, sidomos së fundmi me rritjen e repartit të logjistikës me sistemin e plastikës gjermane “Trocal”, që është plastika më inovative dhe më e mirë në treg.

Kjo marrëveshje vjen në vazhdën e bashkëpunimeve që Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT po bën me qëllim që të jepet kontribut dhe ndihmë për kompanitë e ndërtimit, duke shprehur kështu interes të ndërsjelltë, meqë rast studentët e UBT-së kryejnë praktikën në kompaninë “Termoplast” dhe nga ana tjetër UBT vë në dispozicion programet dhe trajnimet  për avancimin e stafit të kësaj kompanie.

UBT konsideron se partneritetet me industrinë janë shumë të rëndësishme, ku shkëmbehen përvoja dhe njohuri të ndryshme nga të dyja palët, e që kontribuojnë jashtëzakonisht shumë në anën akademike, si në zhvillimin e teorisë ashtu edhe në pjesën praktike.

Të ngjashme