UBT nënshkruan memorandum mirëkuptimi me “University of Seoul” nga Koreja e Jugut

Prishtinë | 30 Maj 2023 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

UBT ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me “University of Seoul” nga Koreja e Jugut.

Me këtë marrëveshje, UBT do të bashkëpunojë me universitetin nga Seoul nëpërmjet tre departamenteve: Instituti i Studimeve Metropolitan, Qendra për Gjeoinformatikë, si dhe Qendra për Hulumtim të Integruar Urban.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi synon promovimin e lidhjeve të mëtejshme akademike ndërmjet dy institucioneve, përmes shkëmbimit të stafit shkencor, shkëmbim të studentëve, aktiviteteve të përbashkëta kërkimore, shkëmbim të materialeve akademike, publikime dhe aktivitete të tjera.

Këto departamente do të punojnë së bashku në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore dhe kërkimore, si dhe në organizimin e konferencave dhe seminareve të përbashkëta.

Ky memorandum mirëkuptimi është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një bashkëpunimi afatgjatë midis UBT dhe “University of Seoul”, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe përfituesit e tjerë të dy institucioneve.

Të ngjashme