Këngëtari shqiptar Gold Ag ka shprehur mbështetjen e tij për “Marshin për Liri”, duke përcjellë një mesazh patriotik përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në Facebook, Gold Ag ka shkruar: “Shqiponjat nisen maleve t’larta, qëndisin ballin me shkronja t’arta”.
Mesazhi i tij vjen si një shprehje solidariteti dhe mbështetjeje për marshin, i cili mbahet më 12 shtator në zemër të Prishtinës në prag të vendimit final për ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.