Udhëheqësi finlandez: Ka nisur një epokë e re e armëve bërthamore

President of Finland Alexander Stubb speaks to the media upon arriving for the meeting of the North Atlantic Council at the level of Heads of State and Government during the NATO summit in The Hague, the Netherlands, on June 25, 2025. (Photo by EMMI KORHONEN/LEHTIKUVA/Sipa USA) No Use Austria. No Use Switzerland. No Use Czech Republic. No Use Denmark. No Use Finland. No Use France. No Use South Korea. No Use Norway. No Use Poland. No Use Sweden.
Prishtinë | 03 Nën 2025 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, tha se ka nisur “një epokë e re e armëve bërthamore”, pasi javën e kaluar Shtetet e Bashkuara njoftuan se planifikojnë të kryejnë testime të reja të armëve bërthamore.

Stubb tha se “logjika e frenimit” dhe “stabiliteti strategjik midis superfuqive” po i nënshtrohet një transformimi.

“Ne kemi hyrë në një epokë të re të armëve bërthamore, të cilën, fatkeqësisht, rëndësia e armëve bërthamore është në rritje”, tha Stubb gjatë një fjalimi në Helsinki më 3 nëntor.

Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se SHBA-ja do të fillojë testimet e armëve bërthamore, duke rritur pikëpyetjet nëse kjo nënkupton shpërthimin e parë bërthamor të vendit që nga viti 1992.

Njoftimi erdhi pasi Rusia tha se kishte testuar një raketë të re lundruese bërthamore, Burevestnik, si dhe një dron nënujor me kapacitet bërthamor, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Asnjë shtet tjetër, përveç Koresë së Veriut, nuk dihet të ketë kryer ndonjë shpërthim bërthamor për dekada të tëra.

Rusia dhe Kina nuk kanë zhvilluar testime të tëra që nga viti 1990, respektivisht nga viti 1996.

Të dielën, Trump pretendoi se shtetet si Rusia dhe Kina kanë kryer testime bërthamore nëntokësore, të panjohura për publikun, dhe SHBA-ja do të veprojë njësoj.

”Si mund të ndërtojmë së bashku politikën e frenimit? Si mund ta kontrollojmë përshkallëzimin”, pyeti Stubb, duke theksuar se këto janë pyetje që një vend i vogël i Finlanda, që ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë, duhet t’i shqyrtojë tani bashkë me aleatët e saj.

Duke hequr dorë nga dekada të mosangazhimit ushtarak, ky vend nordik iu bashkua NATO-s më 2023, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Të ngjashme