Udhëheqësi suprem i Iranit ka vdekur, trupi i tij është gjetur, tha një zyrtar i lartë izraelit

Prishtinë | 28 Shk 2026 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters raporton se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei ka vdekur dhe se trupi i tij është gjetur, duke cituar një zyrtar të lartë izraelit.

Trupi i Khameneit është gjetur dhe ai është konfirmuar i vdekur, raporton Reuters, duke cituar zyrtarin.

Para pak minutash, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se “ka shumë shenja” që udhëheqësi suprem i Iranit “nuk është më mes nesh”.

Reuters shkruan se nuk ka konfirmim të menjëhershëm nga Irani për fatin e Ali Khameneit.

Të ngjashme