Udhëheqësit e ShSKUK-së kërkojnë mbështetje buxhetore, deputetët u premtojnë shtesa për mjekët

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 14:55 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës, ka vizituar ShSKUK-në ku është takuar me kryesuesen e Bordit dhe me drejtorin e ShSKUK, raporton Ekonomia Online.  Takimi i konsideruar i frytshëm nga të dyja palët.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku tha se do të kujdesen që stafi shëndetësor të marrë shtesa deri në zbatimin e Ligjit për  Paga.

Kollçaku shtoi se situata me pandeminë është duke u përmirësuara dhe ka rënie të numrit të të infektuarve.

“Interesimi ishte fillimisht gjendja me epideminë në fokus me pacientin por gjithashtu edhe u interesuam për mbështetjen e stafit shëndetësorë dhe ofruam mbështetjen e Komisionit për aspektin e financimit”.

“…ne do të japim një kontribut për aspektin e financimit edhe në rishikimin e buxhetit për vitin tjetër edhe do të kujdesemi që shtesat për mjekë deri në zbatimin e Ligjit për paga të ketë mbështetjen për stafin shëndetësorë”.

Drejtori i ShSKUK-së Valbon Kransiqi, tha se kanë paraqitur kërkesat e tyre karshi deputetëve, duke potencuar se iu duhet më shumë përkrahje buxhetore.

“Pritëm në takim Komisionin parlamentar ishte një takimi i mirë në aspektin e marrjes dhe dhënies së informatave dhe ne shprehemi kërkesat tona përfshirë një përkrahje me të madhe buxhetore. Ne biseduam edhe për listat e pritjes, për eliminim”.

Ndërsa deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka pasur kritika se procesi i vaksinimit po bëhet me ritme të ngadalshme, raporton EO.

“Kërkesa jonë është për mungesën e barnave kosto r madhe buxhetore për shumë pacientë. Mungesa e disa prej shërbimeve për shkak të pandemisë dhe kjo ndikuar që të rritet lista e pritjes”.

Të ngjashme