Shtëpia evropiane e futbollit (UEFA) ka marrë vendim që të anuloj të gjitha ndeshjet e Izraelit për shkak të situatës kritike me luftime kundër Hamasit. Megjithatë, UEFA nuk ka marrë akoma vendim për ndeshjen mes Kosovës e Izraelit që është paraparë të zhvillohet të dielën.
UEFA ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara në Izrael gjatë dy javëve të ardhshme dhe datat e reja do të konfirmohen në kohën e duhur.
Ndeshjet e shtyra janë: Kualifikimet për evropian / Izrael – Zvicër. Kampionatin Evropian U-21/ Izrael – Estoni, Izrael – Gjermani dhe ndeshjen e Kampionatit Evropian U-17 si dhe mini-turneun ndërmjet Izraelit, Belgjikës, Gjibraltarit dhe Uellsit.
UEFA ka vendosur të marrë edhe pak kohë për të vendosur për ndeshjen mes Kosovës e Izralit. Dy kombëtaret është paraparë të takohen të dielën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kosova e Izraeli ndodhen në Grupin I, ku Zvicra mban vendin e parë.