Kampionati Evropian, Euro 2020 është futur në fazën finale të tij.
Vetëm edhe tri ndeshje kanë mbetur deri në fund, ku do të zhvillohen dy gjysmëfinale dhe finalja e madhe dhe që të tria do të luhen në Wembley të Londrës.
Spanja, Italia, Anglia dhe Danimarka janë katër Kombëtaret që kanë mbetur në garë për triumfin e madh në Euro 2020.
Topi që është përdorur deri më tani në Euro 2020
Ndërkohë për finalen e madhe është zbuluar edhe topi i ri nga UEFA dhe kompania gjigante Adidas.
Ky top është ngjyrë hiri, derisa ka disa ngjyra si të kaltër të ndritshme, të kuqe, ngjyrë rozë, të verdhë dhe të gjelbër të ndritshme të shpërndarë.
Topi i ri nuk dallon shumë nga ai që është përdorur deri në këtë fazë të garave në Euro 2020.