Shtëpia Evropiane e futbollit, UEFA po përgatit një kundërsulm ndaj Superligës Evropiane.
Mediumet e huaja kanë raportuar të martën se UEFA po planifikon për të shtuar fondet në Ligën e Kampionëve.
Madje thuhet se UEFA tashmë po punon me një fondacion anglez për të rritur investimet në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, që do të nis prej sezonit 2024/25.
Bëhet e ditur se UEFA po planifikon që Liga e Kampionëve të ketë një buxhet fillestar prej 4.5 miliardë eurosh, i cili do të ngrihet deri në shtatë miliardë euro