Stadiumi i Obiliqit “Agron Rama” do të shndërrohet në një mini-kamp në të cilin do të zhvillojnë stërvitjet të gjitha përfaqësuesve e futbollit që do të luajnë me përfaqësuesen e Kosovës.
Kjo do të realizohet në kuadër të një investimi prej 2 milionë eurosh që UEFA do të bëjë në Kosovë lidhur me përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Për të diskutuar lidhur me detajet e marrëveshjes së nënshkruar për këtë investim kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi priti në takim kryetarin e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri, dhe sekretarin e Përgjithshëm, Eroll Salihu.
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se ky investim është shumë i rëndësishëm për komunën dhe u shpreh i kënaqur që Obiliqi është përzgjedhur për t’u investuar.
Ndërsa kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri u shpreh tha se i është falënderues kryetarit të Obiliqit pasi pavarësisht problemeve me të cilat është përballur ka arritur hapësirën në të cilën do të investohet ta kthejë në pronësi të kësaj komune.
“Këtu do të ndërtohet një mini-kamp për të gjitha kombëtaret. UEFA në rastin e parë që e kemi kërkuar e ka aprovuar shumën fillestare që do të jetë 2 milionë euro. Ndoshta nuk do të jenë të fundit sepse nuk do të arrijnë të konkretizojnë këtë projekt”.
“Është një lajm i jashtëzakonshëm. Të gjitha kombëtarët do të stërviten këtu, do të bëhet një kompleks simpatik”, theksoi Vokrri.
Ky investim është i mirëseardhur edhe për kryetarin e klubit të KEK-ut, Istref Klinaku. Ai tha se infrastruktura sportive është e domosdoshme për sportistët.
Klinaku tha gjithashtu se është i lumtur që investimi po ndodh në klubin e KEK-ut.