Partizani do të luajë kundër Salzburgut në ndeshjen e vlefshme për turin e tretë paraeleminator të Champions Leagues.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 26 korrik ndërsa e kthimit nuk do të luhet më 2 gusht siç ishte planifikuar por më 3 gusht.
Lajmi është konfirmuar nga UEFA e cila thekson se takimi i kthimit do të luhet ditën e mërkurë më 3 gusht në orën 20:30, shkruan Syri.net.
Të dy skuadrat do të kenë 7 ditë kohë për të përgatitur ndeshjen e kthimit e cila pritet të jetë vendimtare për të përcaktuar ekipin që do kualifikohet më tej në Champions League.
Edhe në rast se Partizani eliminohet nga Salzburg, ka një shans për të luajtur në Europa League pasi do të zhvillojë ndeshjen ‘play off’.
Partizani kërkon të surprizojë të gjithë ashtu siç bëri vjet Skënderbeu i cili shkoi deri në fazën e grupeve të Europa Leagues.