UEFA ka vendosur ta shpërblejë Federatën e Futbollit të Anglisë (FA) për rolin e saj vendimtar në parandalimin e krijimit të Superligës së Evropës, duke ia mundësuar stadiumit “Wembley” organizimin e ndeshjeve shtesë të Kampionatit Evropian 2020.
Wembley do të jetë nikoqir i më shumë ndeshjeve të EURO 2020, falë rolit të FA-së në parandalimin e jetësimit të Superligës Evropiane.
Dublinit pritet t’i hiqet e drejta si njëri prej 12 qyteteve nikoqire të EURO 2020 për shkak se deri tani nuk ka qenë në gjendje t’i plotësojë kushtet e shtëpisë së futbollit evropian për garantimin e tifozëve në stadium.
Stadiumi kombëtar i Anglisë ka qenë gjithsesi nikoqiri i më së shumti ndeshjeve të turneut të verës dhe nuk pritet t’i marrë përsëri të gjitha ndeshjet shtesë. Megjithatë, sipas një burimi të gazetës The Teleghrap, UEFA ndihet shumë e kënaqur me shefin ekzekutiv të FA-së, Mark Bullingham, për punën e tij prapa skenave në parandalimin e klubeve më të pasura evropiane për ta krijuar një ligë të re.
The Telegrap ka mësuar se Bullingham luajti rol kyç për t’i bindur gjashtë klubet angleze të tërhiqen nga Superliga, gjë të cilën ato e bënë brenda 48 orëve.
Puna e tij është lartësuar në UEFA dhe si pasojë Anglisë do t’i ofrohet mundësia të organizojë më shumë ndeshje të evropianit të kësaj vere në stadiumin e vet kombëtar.