Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka mbrojtur vendimin për të lejuar të zhvillohet ndeshja mes Atalantës dhe Valencia, ashtu siç ishte caktuar më 19 shkurt, megjithë kërcënimin e afërt të coronavirusit.
Atalanta siguroi një fitore mahnitëse 4-1 në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër spanjollëve para 40,000 mbështetësve në ‘Giuseppe Meazza’.
Gëzimi i këtij rasti është zbehur në mënyrë të konsiderueshme një muaj më pas, megjithëkëtë kryetari i komunës së Bergamos e etiketon ndeshjen një “bombë biologjike” që mund të kishte ndihmuar për të shpejtuar përhapjen e Covid-19, e cila ka regjistruar mbi 10,000 vdekje në Itali, përcjell lajmi.net.
Ceferin ka hedhur poshtë çdo kritikë ndaj UEFA-s për dështimin për të siguruar tifozët në Milano muajin e kaluar, duke këmbëngulur se nuk kishte asnjë mënyrë për të ditur në atë fazë se sa shpejt do të zhvillohej kriza.
“Më 19 shkurt, askush nuk e dinte se Lombardia do të ishte qendra e epidemisë”, tha i pari i UEFA-s.
“Kush do të thoshte se nuk duhet të shkonte ndeshja përpara? Ne ndoqëm këshillat e autoriteteve në çdo kohë dhe nuk mund të bënim asgjë” .