UEFA nuk e ka certifikuar Arenën Kombëtare në Shqipëri, për shkak të problmeve me tribunën.
Nëse FSHF dëshiron që të zhvillojë ndeshjen ndaj Francës në nëntor në “Arenën Kombëtare”, do t’i duhet që me urgjencë të bëjë ndryshime të mëdha e të ofrojë kushte më të përshtatshme për mediat dhe transmetimin televiziv.
Kjo ka qenë një nga detyrat kryesore që inspektimi i fundit UEFA’s u ka lënë drejtuesve të FSHF’ssë, duke u bërë të qartë se situata aktuale nuk përputhej me kërkesat minimale që duhet të plotësojë për të siguruar licencimin për këtë sfidë.
Në inspektimin e fundit, UEFA ka konstatuar se vendet e caktuara për kamerat e transmetimit në tribuna nuk ishin të përshtatshme, për një sinjal të pastër transmetimi./GM