UEFA po e përgatit kallëzimin penal ndaj Infantinos

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

UEFA po përgatitet të bëjë kallëzim penal ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Akuzat lidhen me “keqmenaxhim kriminal” në lidhje me planin e dështuar FIFA Forward Enterprise.

UEFA synon që çështja të dërgohet në Zvicër, bazuar në nenin 158 të Kodit Penal zviceran.

Organizata ka kërkuar gjithashtu dokumente në ShBA që lidhen me hartimin e këtij plani.

Në kërkesën zyrtare përfshihet Infantino, si dhe zyrtarë e këshilltarë të tjerë të mundshëm të FIFA-s.

Ky zhvillim shënon një përshkallëzim të fortë të konfliktit mes UEFA-s dhe FIFA-s.

Të ngjashme