UEFA ka publikuar golashënuesit më të mirë të çdo sezoni në formatin e ri të Ligës së Kampionëve nga viti 1992.
Pasi Bayern Munich fitoi finalen e edicionit 2019/20, shtëpia e futbollit evropiane ka vendosur që t’i publikojë më të mirët, por edhe golashënuesit ndër vite.
Bavarezët fituan 1-0 përballë Paris Saint-Germainit me golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Coman.
Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve, derisa mban rekordin me 17 gola të shënuara në edicionin 2013/14 sa ishte pjesë e Real Madridit.
Një gol më pak, portugezi e kishte shënuar në edicionin 2015/16, aty ku Los Blancos ishin shpallur kampion të garës më të madhe për klube në Evropë.
Në këtë edicion që lamë pas, Robert Lewandowksi ishte golashënuesi më i mirë me 15 sosh, duke barazuar kështu rekordin e Ronaldos në edicionin 2017/18.