Është lajmëruar më në fund edhe skuadra kampione e Kosovës.
Drita sot zbarkoi në Kosovë, por me mendja padyshim se edhe më tutje qëndron në Nyon të Zvicrës, aty ku edhe do të merret vendimi përfundimtar lidhur me çështjen e ndeshjes së anuluar përballë kampionit të Irlandës veriore, Linfield, përcjell GazetaBlic.
Sipas Dritës, faji është i organizatorit, pasi ka organizuar raundin preliminar në një vend që vepron me rregulla strikte.
Tutje thuhet se vendimi ishte i autoriteteve zvicerane, derisa gjilanasit u urdhëruan që ta lëshojnë shtetin helvet, para se të karantinohen.