Në ditët e nxehta një nga mënyrat më të mira dhe të shëndetshme për të nisur ditën është pirja e ujit me tranguj dhe limon.
Pirja e ujit është padyshim zgjidhja e parë për të pastruar organizmin, por duke shtuar trangujt dhe limonin do të ndiheni dhe do të dukeni më mirë.
Konsumimi i kësaj pije me stomakun bosh do të ketë një ndikim të mrekullueshëm në organizëm, në veçanti gjatë verës.
Në verë hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin.
Njeriu humbet lëngjet çdo ditë nëpërmjet frymëmarrjes, djersës dhe urinës.
Përmbajtja ujore e ushqimeve ndihmon në hidratimin e trupit.
Kur organizmi është i hidratuar, atëherë është më energjik dhe organet më në formë.