Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar [asi u publikuan shpenzimet e deputetëve për karburante.
Ai tha se shpenzimet e udhëtimit për deputetët që jetojnë jashtë Prishtinës duhet të paguhen për shkak që sic tha ai, nuk duhet të motivohen për të jetuare në Prishtinë.
“ Shpenzimet e udhëtimit për deputetët jo të Prishtinës duhen të paguhen për shumë arsye. Deputetët nuk duhet të motivohen për të jetuar në Prishtinë sepse largohen nga konstituentët e vetë – qytetarët që i përfaqësojnë dhe nafta paguhet me para”, ka shkruar Ahmeti në një postim në “Facebook”.
Ahmeti deklaroi se mëditjet nuk duhet të paguhen për deputetët, teksa tha se ata që gënjejnë se jetojnë e udhëtojnë në Prishtinë janë mashtrues dhe shkelës të ligjit.
Dy fjalë Ahmeti pati edhe për aksionin e deputetëve të VV-së që në Kuvendin e Kosovës të përdoret për pirje uji i ujësjellësit.
“Ata që kinse kursejnë në Kuvend duke pirë ujë të çeshmes e duke ja kursyer buxhetit 50 cent e në anën tjetër ja marrin shtetit 6000 euro pa udhetuar për gjysmen e tyre janë popullist të dobët”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Ujë të çeshmes e naftë të shtetit