Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka intensifikuar shkyçjen e shërbimeve për konsumatorët borxhlinj, aksion ky indërmarrë nga janari i këtij viti e që do të vazhdojë deri në dhjetor.
Për këtë arsye, kjo kompani përmes një komunikate ka kërkuar që konsumatorët t’i paguajnë borxhet sepse mospagimi i dy a më shumë faturave do të rezultojë me shkyçje, njofton Klan Kosova.
“KRU ” Prishtina” sh.a. fton secilin prej tyre që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes”, thuhet në komunikatë.
Poashtu, KRU “Prishtina” ka bërë me dije të respektohen obligimet e kontratës nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike sepse, në rastin tjetër, do t’u rikthehen borxhet e falura, njofton Klan Kosova.