Ujësjellësi në Gjakovë shpërndan faturat e muajit mars

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” sh.a, ka njoftuar konsumatorët se kan filluar me shpërndarjen e faturave të ujit sa i përket faturimit të shpenzimit për muajin Mars 2020.


Shpërndarja e faturave është duke u bërë nga lexuesit e tyre në adresat e qytetareve ku njëkohësisht bëhet dhe leximi i ujëmatësve.

“Pagesat kundrejt ujit të shpenzuar mund t’i kryeni në të gjitha pikat tona arkëtuese të cilat janë duke punuar me orarë të rregullt.


Ndërsa banorët e zonave rurale pagesat mbi faturimin e ujit të shpenzuar mund ti bëjnë edhe në portoarkat mobile të cilat ndodhen përkrahë lexuesve në teren”, thuhet në njoftim.

E njëjta vlen për gjithë zonën ku KRU “Gjakova” është përgjegjëse si, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Fotografia e KRU “Gjakova” SH.A - Gjakovë
Fotografia e KRU “Gjakova” SH.A - Gjakovë

Të ngjashme