Ujësjellësi “Prishtina”: Frizerët t’i kryejnë obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit

Prishtinë | 02 Gus 2023 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje të gjithë frizerëve që t’i kryejnë të gjitha obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit, në afat sa më të shkurtër.

“Do të shkyçet secili prej tyre që ka borxhe në tetë komunat, pas inspektimeve që janë fokusi i radhës”, thuhet në njoftim.

KRUP kohëve të fundit ka zhvilluar operacione të shumta ndaj personave dhe bizneseve që kanë qenë të lidhur ilegalisht të lidhur dhe e kanë keqpërdorur ujin.

Të ngjashme