Uji “DEA” merr çmimin ndërkombëtar “Platin Era 2017”

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 14:04 | Nga

Uji “DEA” është vlerësuar nga Business Initiative Directions me Çmimin Platin ERA në kategorinë “Çmime Ndërkombëtare për Cilësi” për angazhimin në cilësi dhe përsosmëri gjatë ceremonisë së Konventës Ndërkombëtare për Cilësinë që është mbajtur në Gjenevë më 11 dhe 12 mars, 2017.

Mustafë Shala tha se ky çmim është edhe një motivim shtesë që uji “DEA” të depërtojë edhe më shumë në tregun ndërkombëtar.

Mustafë Shala pronar i kompanisë tashmë prestigjioze “DEA” tha për rajonipress se kompania e ka fituar këtë çmim bazuar në kriterin e cilësisë, kënaqësisë së konsumatorit si dhe për inovacion, efikasitet dhe lidership.
“Qëllimi kryesor i kësaj konvente është të promovojë kulturën e cilësisë së kompanive, duke vlerësuar prestigjin e kompanive të shquara nga e gjithë bota, cilësinë, ekselencën dhe menaxhimin në sektorë te rëndësishëm të biznesit, industrisë së prodhimit dhe të shërbimeve” tha Shala, raporton rajonipress.

Mustafë Shala tha se ky çmim është edhe një motivim shtesë që uji “DEA” të depërtojë edhe më shumë në tregun ndërkombëtar.”Ne jemi të kënaqur që ky çmim i është dedikuar kompanisë “DEA”. Nga shumë konsumator tanë, partnerë dhe institute që merren me analizat dhe cilësinë e ujit jemi vlerësuar si më të mirët, më cilësorët dhe më të avancuarit në teknologjinë moderne” tha Mustafë Shala.

Ndryshe Uji “DEA” është vlerësuar si uji i ambalazhuar më i mirë në Kosovë. “Bestbuyaward”. Organizata zvicerane, “ICERTIAS”, me bazë në Cyrih, ka shpallur produktin “Ujë DEA” si uji më i mirë i ambalazhuar në raportin çmim- cilësi për tregun kosovar duke i ndarë çmimin “Best Buy Award”.

“ICERTIAS” ka njoftuar se përmes një hulumtimi të tregut mat përvojën, mendimet dhe perceptimet që kanë konsumatorët lidhur me ofruesit të cilët ofrojnë vlerën më të mirë për paratë e klientëve: Numri 1 për raportin më të mirë çmim-cilësi.Sipas njoftimit nga ICERTIAS, “Ujë DEA” ka dal produkti i parë në kategorinë e ujërave të ambalazhuar, andaj dhe tash e tutje e vetmja në Kosovë ka të drejtën e bartjes së logos “Best Buy Award”. Kjo certifikatë për raportin çmim/cilësi vlen për dy vjet.

Ujë “DEA”, këtë vit mbush 13 vjet nga dalja e parë në treg,vazhdimisht është vlerësuar si liderë me produktet e ujit të ambalazhuar në Kosovë, por edhe në rajon.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme