Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se uji që vjen nga Liqeni i Badocit mund të përdoret për pije Brenda pak ditësh.
Rama e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa thotë se pas një bisede me kryeshefin ekzekutiv të ujësjellësit “Prishtina” u njoftua për përmirësim të cilësisë së ujit.
Sapo bisedova në telefon me Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahun, i cili më informoi se cilësia e ujit është përmirësuar dukshëm dhe brenda pak ditësh do të mund ta përdorim për pije”, deklaroi Rama.
“Ju lutem të keni edhe pak durim, ndonëse e kuptoj shqetësimin që ju keni, sepse z.Fetahu më siguroi që shpejt mund ta konsumojmë ujin sepse tashmë nivelet e manganit në të janë ulur dhe vetëm duhet zbatuar disa procedura të nevojshme që më pas ta përdorim ujin lirshëm për pije”, përfundon postimi i tij.