Kryeshefi i Ujësjellësit Prishtina, Ilir Abdullahu, ka thënë se uji i pijes që përdorin qytetarët e Kosovës është i sigurt dhe i bëhet kontroll i çdo ditshëm.
Ai ka thënë se sistemi i kontrollit dhe përpunimit është shumë i sofistikuar dhe me aparatura moderne.
“Badoci dhe Batllava kanë sistemin më të ri të përunimit të ujit të pijes. Dhe gjithçka në këto fabrika është automatizuar, dhe kontrollohet dhe kjo ka bërë që te kemi dy fabrika të modernizuara”, ka thënë Abdullahu.
Sipas kryeshefit të KRU Prishtina, liqenet e Kosovës nuk kanë ndotje, përveç që gjatë zezonës së verës, kur qytetarët i frekuentojnë këto liqene, hedhin mbeturina plastike që shkaktojnë ndotje të parametrave të vogël.
Abdullahu ka bërë thirrje që të bëhet kujdes edhe me kursim të ujit, por edhe me mbajtjen pastërt të hapësirave për rreth liqeneve.
“Ndotjet mund të jenë edhe të lokalizuara. Ndotjet i kemi sidomos gjatë verës, kur qytetarët i frekuentojnë liqenet, hedhin mbeturina plastike që e vështirësojnë dhe i dhënë një pasqyrë jo të mirë liqeve. Ndotja mund të vije edhe nga qytetarët, edhe nëse frekuentohen liqenet të mos hedhen mbeturiat. Ujit në bazë të teknologjisë, ne prodhojmë ujë shumë kualitativ dhe do të mundohemi ta mbajnë nivelin”, ka thënë Abdullahu.
Ndërsa Burbuqe Nushi-Latifi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka thënë se 98.3 për qind cilësia e ujit në Kosovë është në përputhje me standardet e BE-së për ujin e pijes.
“Uji i pijes 98.3 për qind i përmbush standardet e parapara sipas parametrave të Bashkimit Evropian. Shumë është evidente cilësia e ujit, fatbardhësisht resurset ujore i kemi të sigurta shumë cilësore”, ka thënë ajo.