Ujkani edhe një vit te Torino

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, do të mbetet edhe për një vit pjesë e Torinos, kanë bërë të ditur mediumet në Itali.

Ujkani është pa kontratë, derisa është raportuar se ka pranuar të qëndrojë si portier i dytë edhe për një vit te torinezët.

Portieri 32-vjeçar te Torino u transferua në shtator të vitit të kaluar dhe vetëm në fund të edicionit që përfundoi javë më parë luajti një ndeshje.

Ai karrierë në Itali ka bërë edhe për disa skuadra, derisa ka luajtur edhe në Turqi.

Ujkani është edhe rezervist i Arijanet Muriqit te Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme