Në Komisionin për Integrim Evropian deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fjolla Ujkani, foli për temën e liberalizimit të vizave, pas votimit pozitiv të ambasadorëve të BE-së, pati fjalë të mëdha për zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
“Jeni tejet i matur”- ishte komplimenti i parë i deputetes, raporton Ekonomia Online.
Tutje, Ujkani vazhdoi me pyetje: “Çfarë ndodhi”, si arritët t’i bindni vendet skeptike për vizat”.
“Kam një pyetje konkrete të cilën dua ta di. Çfarë ndodhi, çka e ka penguar konkretisht këtë proces deri më tani, si arritët t’i bindni dhe ta ndryshoni mendimin e vendeve skeptike karshi sundimit të ligjit dhe korrupsionit në Kosovë”.