Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florent Ukaj, ka thënë se do të jetë zëri i qytetarëve të Prizrenit në Parlamentin e Kosovës.
Ukaj ka thënë se do vazhdojë të takohet derë më derë me qytetarët për tu njohur më problemet e qytetarëve.
“Takime derë më derë e dorë më dorë me qytetarë të shumtë nga Prizreni për ta shpjeguar edhe më drejtpërdrejtë vizionin tim dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
“Si i ri, dua që të njoftohem më afër me secilin qytetarë, për ti dëgjuar kërkesat dhe problemet e tyre, që pas 14 Shkurtit, të jem zëri i tyre në Parlamentin e Kosovës”, ka shkruar ai.