Kandidati për deputet i LDK-së, Florent Ukaj, tha se Mitrovica do ta dëshmojë me 14 shkurt se fryma Rugoviane qëndron ende.
“Në Zhabarin e Mitrovicës me aktivist qëndrestar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët guxuan ta mbajnë gjallë amanetin e Presidentit Rugova edhe në kohët më të vështira”, ka shkruar ai.
“Zhabari dhe e gjithë Mitrovica nuk u lëkundën asnjëherë nga fryma e vërtet Rugoviane, e këtë do ta dëshmojnë edhe me datë 14 shkurt me fitoren e LDK-së në këtë fshat dhe në gjithë Kosovën”, shtoi ai.
Ndryshe, Florent Ukaj në këto zgjedhje kandidon me numrin 46.