Marrëveshja e arritur për targat duhet të publikohet në mënyrë që të dihet edhe nga opinioni se cilat janë pikat që palët janë marrë vesh po kërkon njohësi i rrethanave politike në vend, Fidan Ukaj.
Ai në një prononcim për Ekonomia Online, tha se arritja e marrëveshjes është një lajm i mirë, por sipas tij, a ka vlejtur rezistenca e deritanishme e kryeministrit Kurti.
Sipas tij, me këtë marrëveshje është qetësuar situata në veriun e Kosovës dhe është larguar rreziku i një konflikti të mundshëm.
“Arritja e marrëveshjes që tani më e kemi në lidhje me targat është një lajm i mirë sepse, e shënjonin situatën e cila ishte krijuar dhe që pritej të përshkallëzohej ndoshta në një konflikt në atë pjesë të Kosovës”.
“…mirëpo dilema është që a i ja ka vlejtur rezistenca e deritanishme e institucioneve të Kosovës përkatësisht kryeministrit të vendit që të kemi një marrëveshje të tillë të cilën e kemi parë, por nuk kemi parë as gjë nga origjinaliteti i pikave të kësaj marrëveshje”.
“Siç e kemi parë dhe e kemi lexuara në këtë marrëveshje Serbia nuk do të prodhoj më targa me ankronime të qyteteve të Kosovës të regjimit të Millosheviqit, mirëpo se a do të ketë një afat kohor në lidhje me validitetin e këtyre targave ne akoma nuk kemi një përgjigje të tillë”, tha ai.