Ukaj: Osmani e pranoi ekzistimin e planit franko-gjerman vetëm pas deklarimit të Gabriel Escobar

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 07:48 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, javën e kaluar para medieve deklaroi se lajmi i cili është duke qarkulluar se ekziston një plan franko-gjerman për dialogun, është një lajm i rremë, ose “fake news” sikur u shpreh ajo.

Ndërsa të enjten ajo u deklarua se “nuk e kam mohuar as një herë ekzistencën e planit franko-gjerman për dialogun” kështu duke pranuar që ekziston një plan i tillë.

E në lidhje më këtë njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj, tha për Ekonomia Online se presidentja Osmani e prano se ekziston një plan i tillë vetëm pasi deklarimit të emisarit Gabriel Escobar se shumë shpejt do t’i bënin publike detajet e kësaj marrëveshjeje.  

“Qysh nga plasim i kësaj ide se qarkullon një plan franko-gjerman në teren, kemi parë si nga presidentja, si kryeministri një mohim nga ana e tyre se nuk ekziston një plan i tillë. Ketë gjë e shoh si papërgjegjësi e liderëve institucional, sepse këta i kanë akuzuar ish liderët se janë të papërgjegjshëm, mostransparencë, e çka po ndodh tani, këta që i kanë akuzuar të tjerët po veprojnë njëjtë duke i mohuar planet që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare”.

“Së fundi u pranua që ekziston një projekt i tillë. Escobar tha se shumë shpejt do t’i dëgjojmë detajet e kësaj marrëveshje dhe presidentja siç duket pas deklarimit të emisarit Escobar se ekziston dhe do të diskutohet ky projekt-propozim, dhe ajo nuk ka pasur ka të shkojë dhe e ka pranuar se ekziston një projekt i tillë”, tha ai.

Ukaj tha se në këtë plan parashihet që Kosova të përfitoj 5 njohjet nga shtet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe garancinë e anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë.

Ai shtoi se në këtë plan flitet që të jetë edhe njohja nga Serbia, e që sipas tij, nëse kjo nuk është atëherë kjo është një humbje kohe dhe kthim në pikën zero, raporton EO.

“Nga ajo që është plasura në media flitet që ky projekt brenda tij do të ketë njohjen nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian, garanci që Kosova mund të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë deri në BE e OKB, për çka unë jam skeptik në disa pika të këtij projekt propozimi”.

“Flitet se do të jetë njohja për një periudhë 5-vjeçare, 10-vjeçare, mbetet të shihet se a do të jetë njohja brenda. Një marrëveshje me Serbinë pa njohje brenda mendoj që është një humbje kohe dhe kthim në pikën zero”, tha ai.

Të ngjashme