Ukë Rugova i treti, Janina Ymeri në top 10, këta janë kandidatët më të votuar të LDK-së pas 6% të votave të numëruara

Prishtinë | 29 Dhj 2025 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Ukë Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, është ndër kandidatët më të votuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë, kur janë numëruar 6,02% e votave.

Ai renditet aktualisht i treti, pas kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetares Hykmete Bajrami.

Në top listën e kandidatëve më të votuar renditet edhe Janina Ymeri, e cila garoi për herë të parë për deputete.

Top 10-shja më e votuar e LDK-së aktualisht:

Lumir Abdixhiku, 3,861 vota.

Hykmete Bajrami, 2,418 vota.

Ukë Rugova, 2,107 vota.

Doarsa Kica Xhelili, 1,884 vota.

Avdullah Hoti, 1,863 vota.

Kujtim Shala, 1,535 vota.

Armend Zemaj, 1,355 vota.

Anton Quni, 1,330 vota.

Lutfi Haziri, 1,193 vota.

Janina Ymeri, 1,035.

Të ngjashme