Ukraina dhe Rusia bien dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Prishtinë | 03 Gus 2025 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Presidenti ukrainas, Voloydymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord që të shkëmbejnë 1 mijë e 200 të burgosur.

Përmes një postimi, Zelensky foli për marrëveshjet e arritura gjatë takimeve me palën ruse në Stamboll dhe shtoi se po bëhen përgatitje për një takim të ri, raporton Sky News.Ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimeve të të burgosurve të luftës. Ekziston një marrëveshje për të shkëmbyer 1 mijë 200 persona dhe puna në lista është duke vazhduar”.

“Ne gjithashtu po punojmë për të zhbllokuar kthimin e civilëve tanë dhe po verifikojmë të dhënat për secilin individ”, ka shkruar tutje Zelensky.

Të ngjashme