Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se i mirëpresin mbështetjet diplomatike dhe ushtarake që janë duke u bërë ndaj shtetit të tij, javëve të fundit, kjo në kohën kur thuhet se mund të ketë rrezik nga pushtimi rus.
“Mbështetja diplomatike për Ukrainën është më e madhja që është bërë ndonjë herë që nga viti 2014, dhe është duke vazhduar. Ndihma ushtarake dhe teknike për Ukrainën është më e madhja, më e vlefshme dhe po vazhdon të arrijë”,ka thënë Zelenskyy.
Rusia e aneksoi Krimenë në vitin 2014, pas protestave pro-Bashkimit Evropian dhe Perëndimit në kryeqytetin Kiev.
Në vitet që pasuan, Ukraina është e rrënuar nga konflikti me separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit, i cili ka lënë më shumë se 13,000 të vdekur.
Pavarësisht, nënshkrimit të marrëveshjeve të paqes, zgjidhja politike është në bllokadë dhe dhuna nuk ka pushuar kurrë plotësisht.
Kryeministri britanik Boris Johnson, dhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki, do të shkojnë në Kiev, të martën.
Ndërsa, më vonë këtë javë atje do të shkojë edhe kryeministri holandez Mark Rutte, dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.