Ukraina i pret sanksionet e Serbisë ndaj Rusisë

Prishtinë | 12 Shk 2023 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkaç, tha se Serbinë e konsideron një vend mik për Ukrainën, por se në aspektin politik të dyja vendet janë në kërkim të pikave të kontaktit, ku, siç tha ai, “janë të pranishme edhe përvojat pozitive edhe ato negative”.

Tolkac në një intervistë për gazetën serbe “Politika” se “Ukraina dhe Serbia nuk kanë ende një vizion të përbashkët për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, pasi pala serbe vazhdimisht ka theksuar se mbron interesat kombëtare në marrëdhëniet me Rusinë dhe nuk i është bashkuar vendosjes së sanksioneve”, transmeton Klankosova.tv.

Ai shprehu shpresën se pala serbe përfundimisht do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj kësaj çështjeje.

Të ngjashme