Ukraina kryen sulmin më të madh me dronë në Moskë, teksa Rusia voton

Prishtinë | 20 Sht 2026 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Ukraina ka kryer sulmin më të madh me dronë ndaj Moskës, sipas kryetarit të kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin, ndërsa në Rusi po zhvillohej dita e fundit e zgjedhjeve parlamentare.

Nga sulmet me dronë në rajonin e Moskës kanë humbur jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë janë vrarë në pjesën e rajonit të Hersonit që kontrollohet nga Rusia.

Mes viktimave në Herson ishte edhe një zyrtar zgjedhor, sipas autoriteteve ruse. Sulmi ka dëmtuar gjithashtu një objekt në rafinerinë e naftës në Moskë, e cila edhe më parë ka qenë cak i sulmeve, shkruan Reuters.

Sobyanin tha se sulmi ishte “më i madhi” me dronë ndaj Moskës dhe pretendoi se ishte planifikuar për të penguar zgjedhjet. Zgjedhjet për Dumën Shtetërore janë të parat që mbahen në Rusi që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, pritet të ruajë dominimin në parlament, ndërsa Kremlini pritet ta paraqesë rezultatin si mbështetje publike për politikat e presidentit Vladimir Putin dhe luftën në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e pestë.

Të ngjashme