Ukraina ka nënshkruar kontrata për të importuar 300,000 ton naftë dhe 120,000 ton benzinë për të mbuluar konsumin në maj, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Kjo vjen pasi Rusia synon infrastrukturën e karburantit ukrainas, tha të premten zëvendëskryeministrja e Ukrainës Yulia Svyrydenko.
Rusia ka shkatërruar 27 depo karburanti dhe rafinerinë e naftës Kremenchuk në Ukrainën qendrore që kur filloi pushtimin e saj.